Ju duhet të fokusoheni në atë që dini më mire
Capital Pay
Ne jemi specialist në menaxhim të borxheve. Përvoja që e kemi fituar duke shërbyer më shumë
se 2,000 klientë, që nga ditët e para të vonesave deri në blerjen e borxhit, na e jep mundësinë që
ne si profesionist të kryjmë menaxhimin e borxheve tuaja kurse ju të merreni me biznesin tuaj.
Zhvillimi i kompanisë tonë i është përshtatur nevojave te klientëve tanë, duke i përmbushur
kërkesat specifike të tyre. Në këtë aspekt, ne kemi përdorur teknologjinë më të përparuar për t’iu
përshtatur rrethanave kulturore dhe atyre ekonomike të klientëve.

Misioni ynë
- Të performojmë në mënyrë profesionale duke ruajtur standardet më të larta etike.
- Fleksibiliteti dhe transparenca të jenë themelet tona gjatë shërbimit për klientët tanë
- Të trajtojmë të dhënat e klientëve tanë me konfidencialitet të lartë
- Të bazojmë punën tonë në parimet më të larta të mundshme duke qenë efikas në shpenzime
CAPITAL PAY
FAKTE
Menaxhimi i borxhit është një veprimtari financiare e njohur dhe e pranuar gjatë; megjithatë, për shumicën e njerëzve ajo është ende një zonë e panjohur. Më poshtë mund të lexoni për disa koncepte kyçe profesionale dhe pyetje të shpeshta – në këtë mënyrë mund të keni një pasqyrë më të qartë dhe më transparente të aktiviteteve të kompanisë sonë dhe të industrisë. Nëse keni pyetje të mëtejshme për kompaninë tonë ose keni nevojë për informata për rastin tuaj, për menaxhimin ose blerjen e borxheve, mos hezitoni të kontaktoni kolegët tanë ose shërbimin e klientit.
