Ju duhet të fokusoheni në atë që dini më mire

Ne jemi specialist në menaxhim të borxheve. Përvoja që e kemi fituar duke shërbyer më shumë se 2,000 klientë, që nga ditët e para të vonesave deri në blerjen e borxhit, na e jep mundësinë që ne si profesionist të kryjmë menaxhimin e borxheve tuaja kurse ju të merreni me biznesin tuaj.

Procedurat ETIKE

Kodi i etikës në kompaninë tonë do të thotë përkushtim i veçantë ndaj klientëve dhe klientelës së tyre. Stafi i kompanisë tonë i respekton individët dhe kompanitë që janë duke kaluar në vështirësi finansiare. Zgjidhjet tona do ju rrisin mundësinë e pagesës. Mos hezitoni të na kontaktoni për më
shumë informata!

Principet bazë

Zgjidhja e çështjes së borxhit

Zgjidhja e çështjes së borxhit është fushë mjaft komplekse. Përgjatë rrugëtimit të mbledhjes së borxhit, ne duhet të mbajmë besimin mjaft senzitiv në mes klientëve tanë dhe klientelës së tyre, i cili mund të jetë bazë e bashkëpunimit në mes tyre edhe në të ardhmen.

Cilësi

Ne kryejmë mbledhjen në emër të klientëve tanë në mënyrë etike, me cilësi të lartë dhe kosto-efektive.

Efektshmëri

Kur ofrojmë shërbime me cilësi dhe efektshmëri të jashtëzakonshme, ne mbrojmë reputacionin e klientëve tanë në të gjitha rrethanat.

Shërbime Transparente

Ne ofrojmë shërbime transparente të përshtatura për nevojat aktuale.

Principet Bazë

Puna e jonë bëhet gjithmonë në mënyrë transparente, profesionale, me metodat më të avansuar të mbledhjes së borxheve, dhe me ndjeshmërinë e kërkuar, në të njëjtën kohë, në përputhje me parimet e përcaktuara në kodin tonë të etikës. Ne i kushtojmë vëmendje veprimit të duhur në çdo situatë.

RESPEKT

Ne i respektojmë dhe mbrojmë të drejtat dhe dinjitetin e debitorëve gjatë procesit të mbledhjes.

KONFIDENT

Ne i trajtojmë të dhënat e klientëve tanë dhe debitorëve në mënyrë konfidenciale.

SIGURI

Ne zbatojmë një protokoll të menaxhimit të të dhënave, sigurisë së të dhënave dhe
përpunimit që shkon përtej legjislacionit efektiv.

Përgjegjësia Sociale

Si ofrues të shërbimeve financiare, kompania e jonë e merr shumë seriozisht përgjegjësinë
sociale që nga fillimi. Ne do të fillojmë shumë shpejt të mbështesin iniciativa të vogla në nivel lokal, projekte të komunitetit që kanë të bëjnë me fëmijët në vështirësi, ngjarje sportive, gjelbërim të ambientit, etj, çështje të cilat do jenë krenaria e jonë.